Miratohen 17 zonat e kanabisit mjekësor në Shqipëri
Kultivimi i kanabisit për qëllime industriale dhe mjekësore do të lejohet në 17 zona kadastrale me vendndodhje në veri të Shqipërisë.
Vendndodhja e 11 prej zonave kadastrale të lejuara do të jenë në njësinë administrative të Gruemirës në zonën e Malësisë së Madhe, 3 prej tyre në njësitë administrative të Postribës dhe 3 zona të tjera në njësinë e Rrethinës në Shkodër, transmeton klankosova.tv.
Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi ”Për miratimin e zonave kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së kanabis-it për qëllime industriale”.
Tutje sipas Oranews, thuhet se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe subjektet e lejuara ngarkohen, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.