19-05-2024

Miratohet buxheti komunal i Prizrenit

Kuvendi i Komunës në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të punës, miratoi më shumicë të votave Buxhetin e vitit 2022.

Mbështetur në shënime vlera totale e Kornizës buxhetore të Prizrenit 2022-2024 kap shifrën rreth 51 milion euro, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Pas aprovimit të rendit të ditës, kuvendarët nga subjektet politike analizuan disa nga zërat buxhetor dhe impaktin e tyre tek qytetarët. Pas diskutimeve të ndryshme, kryesuesja Bytyqi e hodhi në votim buxhetin e vitit 2022.

Me shumicë të votave buxheti apo 25 sosh, përfshirë edhe disa nga opozita dhe minoritetet u miratua.

Po ashtu edhe në pikën e dytë të rendit të ditës u diskutuan pronat komunale që do dalin për shfrytëzim nga qytetarët dhe të tjerë gjatë vitit 2022. Edhe kjo pikë e rendit të ditës me shumicë të votave u votua nga kuvendarët e pranishëm në sallë.

Kryetari i komunës z. Shaqir Totaj, i falënderoi kuvendarët për votimin e buxhetit dhe listën e pronave komunale dhe u ofroi bashkëpunim të plotë me kabinetin e tij qeverisës. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.