Mirëpritet klipi “Pa inat” i vëllezërve Bekteshi nga Prizreni (video)
Video-projekti i fundit muzikor hip-hop “Pa inat”, i vëllezërve Arianit e Rinor Bekteshi nga Prizreni po mirëpritet nga adhuruesit e muzikës, shkruan “Gazetaeprizrenit.net”.
Klipi i ri, që është i katërti me radhë ka zgjuar një interesim të madh, tek fansat në rrjetet sociale, të cilët po e pëlqejnë dhe shpërndajnë.
Vëllezërit Bekteshi, që tekstet i shkruajnë vet, ka mbi 10 vjet që merren me muzikë, ndërsa kanë bashkëpunuar me këngëtarin e njohur Stresi, që njëherësh është mik i mirë i tyre.
Balada e kombinuar “Pa inat” është realizuar nga bashkëpunimi me Vojsava Aliun, ndërsa për muzikën është kujdesur violinisti i njohur, Ervin Gonxhi.
“Pa inat” i dedikohet dashurisë së humbur. Realizimi i video-projektit është bërë në qytetin piktoresk, Budva të Malit te Zi.
Interesimi dhe mirëpritja e projektit të fundit, patjetër që do t’i motivojë “Anestezion ft One T “ edhe për realizime të tjera të video-projekteve muzikore. /Gazetaeprizrenit.net/