Misteri në Suharekë: Guri i Dollocit, ora diellore e ilirëve (Foto)
Vendi nga banorët e Komunës së Suharekës, njihet si ‘Te Guri i diellit’, apo siç e quajnë sot Guri i Dollocit. Përveç që ka një pamje shumë të bukur, dhe tërheqëse, për të janë thënë shumë gjëra që saktësisht nuk është sqaruar asnjëherë.
Sipas studimeve të Sami Pirevës, atje lart ka qenë një qytet ilir, dhe shumë i zhvilluar në epokën e kaluar. Sipas studiuesit Pireva, ky gur nuk është natyror, mendohet se është ndërtuar nga ilirët si orë diellore, dhe ka mbetur ashtu me shekuj.
Nuk dihet diçka më konkrete, përveç këtyre pretendimeve të studiuesit, por edhe të banorëve që e konsiderojnë të veçantë këtë gur, dhe shumë të vjetër. /Metro
Comments are closed.
Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.