11-05-2024

Mjekësia e kthyer në biznes

Shkruan: Fatmir Halili

Si shumë sektor të tjerë ku gjendja vazhdon të jetë e mjerueshëme, edhe shëndetësia mbetët në gjendje të njëjtë, si mos më keq. Kosova ka pasur mundësi të mëdha që për një kohë jo të gjatë të arrijë zhvillim ekonomik, shumë më të mirë se shtetet e tjera të ndara nga ish Jugosllavia. Presenca e drejtpërdtejtë e bashkësis ndërkombëtare, organizatave të shumëta qeveritare dhe jo qeveritare, dhe si shteti i fundit i ndarë nga ish federata jugosllave, ku, tashmë i gjithë potenciali i SHBA-ve dhe BE-së, ishte prezentë dhe i koncentruar në Kosovë, megjithatë, nuk u shfrytëzua për ngritjen dhe ndërtimin e shtetit të ri.

Miliona euro janë derdhur në sektor të ndryshëm, nga SHBA-të dhe shtetet e BE-së, si dhe nga organizatat e ndryshme, por, edhe pas dy dekadave të pasluftës mbetën në gjendje të mjerueshëme shumë sektor të shoqërisë. Përveç gjendjes në arsim, ku mbetët ndërë çështjet që kërkon trajtim imediat dhe një konsensus të gjerë nacional, është shëndetësia ajo që kërkon trajtim urgjentë.

Që nga qendra klinike universitare, e deri te ambulantat, nëpër qendrat e vogla lokale, përveç mungesës së personelit shëndetësor mungojnë edhe barnat më elemnetare për pacientët.  Për më keq, personeli mjekësor, punën e tyre e kanë kthyer në biznes për përfitime materiale, ndërsa pacientët i trajtojnë si klientë për të përfituar të ardhura nga ta. Pas çdo kontrolli, te mjeku apo specialisti i mjekësis, është e pamundur që mos të marrësh udhëzim, se në cilën barnatore duhet të blesh barnat.

Jo rastësisht, është bërë e njohur thënja “në spital shkon për tu shëruar, e sëmuresh edhe më shumë”. Këtë, ta dëshmon puna e motrave medicionale nëpër repartet e ndryshme të spitaleve, ku enden nga një pacient tek tjetri, shpeshherë, pa dorëza dhe me duar të përlyera me gjak, më shumë duke shikuar duart e pacientëve a po lënë ndonjë para, se sa që kanë interesim për të kryer punën me përgjegjësi.

Është evidente se shumë spitale private, të legalizuara pas lufte, ofrojnë shërbime mjekësore të ndryshme dhe posedojnë kushtet të mira, por, xhepi i varfër i qytetarit kosovar nuk mund të përballoj atë.  Shumë specialist mjekësor, punën në spital, e përdorin vetëm për orientim të pacientëve në ordinancat e tyre private, dhe jo si punë ku duhet pasur përgjegjësi. Betimi i Hipokratit sikur është harruar nga mjekët kosovarë.

Kjo gjendje, tregon se shëndetësia është kthyer në biznes, mjeku është kthyer në “shitës” ndërsa pacienti në “blerës”. Kjo gjendje mjeruese e shëndetësis, si edhe gjendja në tërë shtetin, janë hiq më pak se sa reflektim i qeverisjeve të këqia, të papërgjegjshëme dhe për interesa të ngushta individuale e partiake, që kemi pasur që nga përfundimi i luftës. Humaniteti dhe solidariteti që kishimi si shoqëri, por, edhe patriotizmi, siç duket vdiqën me përfundimin e luftës. Se si harruam kaqë shpejtë sakrificat e shumëta të së kaluarës dhe si erdhëm në këtë gjendje, vërtet është befasuese! Askush nuk do ta besonte që pas dy dekadave të çlirimit do ta kemi këtë gjendje në shoqërinë tonë!

Nuk ka dyshim, që ambiciet e sëmura për pushtet, rehatimi i militantëve partiak nëpër institucionet shtetërore pa respektuar meritokracinë, kanë sjellë gjendjen mjeruese në institucionet shtetërore, në këtë rast edhe në institucionet shëndetësore.  Prandaj, jo rastësisht shihet si alternativë më e mirë ikja drejt perëndimit.

Autori është ligjërues i rregullt tek kolegji Fama )

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.