24-11-2024

 Mjekët amerikan hulumtojnë gjendjen vaskulare në Suharekë

Një grup studiuesish amerikanë po bëjnë hulumtime shëndetësore vaskulare, në fshatra të komunës së Suharekës. Në këtë kontekst ata së fundi kanë bërë vizita mjekësore në fshatin Bukosh.

 

Njoftohet se projekti HAPPY Kosova “Heart Attack Prevention Program for You”, ka si synim të hulumtojë faktorët rrezikues të sëmundjeve vaskulare iskemike dhe matjen e pllakës atherosklerotike në arterien karotide në popullsinë e Kosovës.

 

Ky realizohet në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), për të cilën Dr. Nora Gashi thotë se ka gjetur mbështetje të madhe, meqenëse i  janë ofruar në dispozicion ambulanca bashkë me stafin përcjellës të QKMF-së

 

Vizitat mjekësore po realizohen nëpër fshatra shtëpi më shtëpi. Prezent ishte edhe drejtoresha e Shëndetësisë së Suharekës, Sale Bytyqi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.