Mjekët: Dilni në natyrë, por mbani distancë
Mjeku i njohur kosovar, Naser Ramadani, është pyetur edhe se a do të duhej qytetarët e Kosovës të dilnin në natyrë.
Ai ka rekomanduar të gjithë që të dalin sepse sot është koha e mirë, por duke qëndruar 2 metra larg njëri tjetrit.
“Po, ne kemi rekomanduar 2 metra distancë mes njëri tjetrit, ashtu siç jemi edhe ne tash. Por koha është e mirë dhe njerëzit mund të dalin në natyrë. Virusi nuk qëndron në ajër.” – ka deklaruar ai.
Ramadani ka lutur të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat e vetë-izolimit dhe të distancës sociale.
Ai po ashtu deklaroi se Kosova do ta kalonte shpejt Koronavirusin nëse qytetarët do t’iu përmbaheshin masave.