28-11-2024

Mjekët paralajmërojnë protesta nëse nuk kalon Ligji i Pagave

Një vend me ekonomi të brishtë siç është Kosova, në një të ardhme të afërt rrezikon kolapsin në tërë sistemin e shëndetësisë.

Në një situatë e tillë çfarë parashihet se do të godasë sistemin e shëndetësor, sipas vlerësimeve të ekspertëve të kësaj fushe, shumë spitale do të mbyllen e pacientët do të mbesin pa shërbime mjekësore.

Një skenar i tillë mbetet i pashmangshëm me trendin negativ të ikjes së mjekëve nga vendi që ka ndodhur në vitet e fundit.

Për të mos mjaftuar kjo, një fenomen tjetër me po aq ndikim është edhe pensionimi i mjekëve aktual dhe mos zëvendësimi i tyre me mjekë të rinjë.

Kësisoj brenda 10 vitet e ardhshme Kosova mund të futet në kolaps shëndetësor.

Përfaqësuesit e punonjësve shëndetësor, Oda e Mjekëve dhe Sindikata e shëndetësisë, të martën e kësaj jave ndezen alarmin e fundit për gjendjen e rënduar në sistemin shëndetësor.

Përmes protestës para objektit të Qeverisë së Kosovës ata kërkuan intervenim nga ana e shtetit në mënyrë që të shmangët më e keqja e mundur për vendin, asaj të cilës po i druhen edhe vetë punonjësit mjekësor, kolapsit të sistemit të shëndetësisë.

Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, paralajmëroi protesta edhe më të ashpra, nëse Ligji i Pagave nuk kalon sivjet.

“Kërkesa jonë e vetme është ligji i pagave, një ligj që kish me vnu barazinë sociale, kjo nuk po ndodh, qeveria në mënyrë të fshehtë po punon pa ftuar përfaqësuesit e sindikatave, andaj ne sot kemi dalur për t’i thenë stop kësaj mostransparence, nëse ligji i pagave nuk shkon sivejt, kjo protest do të kthehet edhe në reagime më të ashpra sindikale” deklaroi Syla. /GB

Asnjë koment

Comments are closed.