23-11-2024

Mjeku Haxhi Avdyli tregon ankesën që një 106 vjeçare ia bëri sot!

Ani pse e shtyër në moshë, pacientja 106 vjeçare që u kontrollua për herë të dytë tek Avdyli, ankesë të vetme kishte mungesën e nevojshme të forcës për ta vendosur shaminë në kokë.

Këtë e bëri të ditur vet deputeti i LDK-së, duke publikuar edhe fotografi me pacienten nga Opoja, shkruan GazetaBlic.

“E lindur në vitin 1913, diku në Opojë ,tani 106 vjeqe. Vizita e dytë mjekësore te unë, për shkak disa ankesave në krahun e djathtë, spo mundet ta lidhë lirshëm shaminë”, ka shkruar Avdyli në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Asnjë koment

Comments are closed.