24-11-2024

Modric preferohet nga Inter Miami. Ofertën ia bëri Beckham në plazh, me negociatat po merret… Messi

Luka Modric mund të largohet nga Real Madridi, madje që në merkaton e dimrit. Mesfushori kroat, në fakt, duket i zhgënjyer nga koha e kufizuar e lojës së dhënë nga trajneri Ancelotti. Sidomos në dy ndeshjet e fundit, në të cilat Modric nuk luajti asnjë minutë.

Gjatë merkatos së verës, mesfushori kishte marrë oferta shumë të pasura nga Arabia Saudite, por zgjodhi t’i qëndronte besnik fanellës së bardhë. Një tjetër ofertë i ka mbërritur tashmë nga SHBA.

Pikërisht nga MLS, konkretisht Inter Miami i David Beckham. Këtë e ka konfirmuar Predrag Mijatovic në rrjetin SER: “Modric ka marrë oferta nga SHBA, njëra prej të cilave e josh në veçanti. Ai tashmë kishte marrë oferta nga Arabia Saudite, por zgjodhi të qëndronte në Madrid”.

Mijatovic shtoi gjithashtu se si kishte një ndërmjetës të veçantë: “Vetë Messi ishte personalisht i interesuar për mundësinë e bashkimit me Modric tek Inter Miami. Po kështu, Modric u takua në bregdetin e Kroaci me Beckham, ku drekuan së bashku”.

Pronari i Inter Miami, pra, i ka ofruar mesfushorit kroat mundësinë për të shkuar në SHBA, për të luajtur në një ekip me Leo Messin.

Asnjë koment

Comments are closed.