24-04-2024

Modriqi do t’i jepte gjithë trofetë për Kupën e Botës

Kroacia ka qenë mrekullia e këtij Botërori, duke arritur të kualifikohej në finalen e madhe, ku të dielën do të ndeshet me Francën.

Lideri i kombëtares kroate, Luka Modriq tregon se çfarë rëndësie ka pjesëmarrja në finale për të dhe gjithë Kroacinë, sa që ai do të ishte në gjendje të jepte të gjitha Ligat e Kampionëve të fituara me Real Madridin, vetëm që të arrijë të shpallet kampion i botës.

“Do t’i jepja katër titujt e Ligës së Kampionëve për këtë trofe”, tha Modriq.

“Pavarësisht se çfarë ndodhë në finale, ky është suksesi më i madh në historinë e sportit kroat, por ne të gjithë duam të bëhemi kampionë. Kemi karakterin dhe gjithçka tjetër për t’ia dalë në fund” ka theksuar ai./koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.