19-04-2024

Kryetari i Malishevës ndanë mirënjohje për Halil Kastratin dhe “Jetimat e Ballkanit”

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim falënderues, hoxhë Halil Kastratin, udhëheqës i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, për kontributin e dhënë për familjet në nevojë në kwtw komunë.

“Ne ju jemi mirënjohës për kontributin që ju si shoqatë keni dhënë për familjet në nevojë, qoftë përmes ndërtimit të shtëpive, ashtu edhe me ndihma tjera, si dhe për bashkëpunimin me Komunën e Malishevës”, citohet nw kumteswn e komunws, tw ketw Begaj, me rastin e ndarjes së mirënjohjes.

Nga ana tjetër, hoxhë Halil Kastrati, pas pranimit të mirënjohjes tha se ndihet mirë kur udhëheqësit lokal të komunave, si në këtë rast, e vlerësojnë punën dhe angazhimin e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Në këtë takim falënderues, hoxhë Halil Kastrati, premtoi se krahas tri shtëpive që janë duke i ndërtuar aktualisht në Komunën e Malishevës, shumë shpejt do të ndërtojnë edhe dy shtëpi të tjera, për familjet në nevojë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.