Suhareka bëhet me deponi për mbeturina të ngurta

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, nëpërmjet një apeli ka kërkuar nga qytetarët që mbeturinat e ngurta të hidhen vetëm në deponinë legale në Zonën Industriale në Shirokë.

Ai ka kërkuar që rastet e hedhjes pa leje të raportohen në qendrën e thirrjeve dhe ka paralajmëruar gjoba ndaj atyre që shkelin dispozitat ligjore, shkruan sot Koha Ditore.

“Komuna e Suharekës ka caktuar lokacionin e deponisë legale për hedhjen e mbeturinave të ngurta, e cila gjendet në Zonën Industriale në Shirokë, andaj apelojmë se në rast të evidentimit të rasteve të hedhjes së mbeturinave në vendet, të cilat nuk janë të përcaktuara nga Komuna si deponi legale të informojnë në numrat kontaktues 029271263 dhe 029271902”, thuhet në apelin e nënshkruar nga kryetari Muharremaj.

Aty sqarohet se shfrytëzues të deponisë për hedhjen e mbeturinave janë të gjithë qytetarët pa dallim dhe se këtë mund ta bëjnë pa kompensim financiar.