26-04-2024

Prizreni përfiton gjysmë milioni euro nga BE në fushën e trashëgimisë

Bashkimi Evropian (BE) do të investojë mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e tri objekteve të trashëgimisë në komunën e Prizrenit. Kjo do të bëhet në kuadër të projektit “Ndërtimi i dialogut mes komuniteteve përmes gjithëpërfshirës në ruajtjen e trashëgimisë kulturore”.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim lansuan mbrëmë në Prizren projektin e financuar nga BE “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes mbrojtjes përfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i cili përkon me vitin e trashëgimisë kulturore evropiane 2018.

Përfaqësuesja speciale e BE-së, Nataliya Apostolova, ka zgjedhur për prezantim të projektit pikërisht Prizrenin, për shkak të trashëgimisë së pasur të këtij qyteti.
Ajo tha se projekti do të fillojë së shpejti dhe do të ketë aktivitete të shumta për të dëshmuar vlerat e trashëgimisë evropiane.

Ulrika Richardson, koordinatore e OKB-së për zhvillim dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, tha se faza e dytë e projektit që implementohet nga kjo organizatë, promovon ndërtimin e mirëbesimit përmes restaurimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës, Mytaher Hasuka, ka shkruar në faqen zyrtare të tij, se ku tjetër mund të shkrepni një fotografi të vetme që përmban imazhin e kishës katolike, të asaj ortodokse dhe xhamisë?
“Para korit diplomatik të akredituar në Kosovë, pranova se kudo që udhëtoj në botë ndihem shumë krenar me vlerat unike të qytetin tim dhe se një pjesë të madhe të angazhimit tim është drejtuar pikërisht në ruajtjen e kësaj trashëgimie”, ka thënë ai.

Haskuka ka vlerësuar se për komunën janë të mirëseardhura të gjitha investimet në këtë drejtim, ndërsa BE-në dhe implementuesin e projektit, organizatën UNDP, i ka falënderuar për kontributin e çmuar.

Një mesazh të para-incizuar përmes video-linkut për të pranishmit ka mbajtur Tibor Navracscis, komisionar evropian për arsim, kulturë, rini dhe sport, ndërsa Ares Shporta ka prezantuar një histori të shkurtër të kinemasë Lumëbardhi- vendet kulturore si qendra të kohezionit shoqëror./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.