Molliqaj: Armik konsiderohej çdokush që nuk ishte Vetëvendosje
I ftuar në emisionin “Pa maskë”, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj i cili njihej në të kaluarën si një prej njerëzve më të afërt të Albin Kurtit ka rrëfyer se ftohja e raporteve që sjelli largimin nga ky subjekt politik kishte filluar në fund të vitit 2015. Sipas Molliqajt, ishin dallimet ideologjike ato që e kishin detyruar të ndante rrugët me Albin Kurtin.
“Kishte shpifje të organizuara prej Albin Kurtit dhe aktivistëve rreth tij para se çështja të bëhej publike. Por, është një proces i zakonshëm që ndodh në krejt partitë e modelit leninist-stalinist të organizimit të tij dhe gjithçka nis me këtë idenë e devijimit të asaj që quhej numri 2, Sulmit ndaj numrit 2 në këto subjekte gjithmonë ka qenë i njëjtë”, ka deklaruar Dardan Molliqaj, i cili shtoi se një si të tillë në parti e konsideronte vetë lideri i Vetëvendosjes.
Ai ka thënë se ndonëse flitet për pasuesit politik dhe për gjeneratat e reja në parti, në momentet e kapërcimeve politike zakonisht “këta njerëz i kanë vrarë”.
“Pra, edhe gjeneratën e dytë, edhe njeriun e dytë që është konsideruar nga vetë lideri ose është thënë se ky mund të jetë pasuesi i tij, atë e vrajnë. Dhe, asnjëri prej liderëve autoritarë në këtë mendësinë e këtij lloj organizimi nuk ka lënë as më shkrim dhe as me gojë se kush mund të jetë pasuesi”, ka deklaruar Molliqaj.
Sipas kryetarit të PSD-së, në Vetëvendosje kishte një debat të brendshëm për një kohë të gjatë, ngaqë Molliqaj deklaron se në VV kishte mendësi leninste të organizmit që çonte në autoritarizëm.
“Jo rastësisht e zgjedhin gjithmonë si armik të brendshëm ai i cili nuk ka fuqi më të madhe në organizatë qoftë edhe nëse vetë lideri ia ka falë. Dhe, tash duhet edhe armiku i jashtëm. Dhe, armiku i jashtëm i Vetëvendosjes ishte, jo i imi, ishte çdokush që nuk ishte Vetëvendosje. Pra, kishte frikë të shoqëroheshin me njerëz të cilët nuk janë Vetëvendosje sepse ata të devijojnë…”, ka deklaruar Molliqaj./io