09-08-2022

Molliqaj: Kurti po thotë se UÇK e mirë është ajo që ka vdekë dhe se të gjallët janë stërkeqja e saj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëllim ta rishkruajë historinë, duke e ridizajnuar UÇK-në.

Sipas Molliqajt, Kurti do t’u thotë qytetarëve që UÇK e mirë është ajo që ka vdekë, ndërsa ata janë të gjallë, janë stërkeqja e saj.

“Albin Kurti e ka problemin me rishkru historinë. Ai do të thotë UÇK janë ata që kanë vdekë, të gjallët që janë akterë dhe e kanë bërë historinë, ata janë stërkeqja e asaj të mirë. Këta e kanë stërkeqe. Ideja është me thënë diçka si një gazetar i mirë është një gazetar që ka vdekë”, tha Molliqaj.

news image

Molliqaj ka shpjeguar më tej mendimin e tij.

“Albini po do me thënë Adem Jashari, Fehmi Lladrovci e Luan Haradinaj kanë qenë UÇK-ja, këta tjerët kanë qenë kriminelë që kanë dashtë me prishë UÇK-në. UÇK-në po do me ridizajnu, nuk po do me zhdukë. A e keni parë kush është i mirë për Albin Kurtin? Ata që i thonë veteran”, ka thënë Molliqaj në T7. /GS

Asnjë koment

Comments are closed.