27-07-2024

Momenti kur një person rrëzohet nga teleferiku, në Brezovicë

Durim Rrustemi është i riu i cili ra sot nga teleferiku në Brezovicë.

Rrustemi pësoi disa lëndime, por që gjendja et ij është jashtë rrezikut.

Sipas burimeve të Indeksonline rrëzimi i tij nga teleferiku ndodhi për shkak të mospërgatitjes profesionale dhe jo për shkak të ndonjë problemi të teleferikut.

Rastin për rrëzimin e tij e bën të ditur edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, të cilët konfirmuar se ai mori mjekimin e nevojshëm.

Indeksonline ka siguruar edhe videon e momentit kur Durim Rrustemi bie nga teleferiku.

Ai shihet teksa bie nga teleferiku drejt e në borën që gjendej poshtë tij.

Brezovica vazhdon të jetë vendi më i vizituar turistik gjatë sezonit të dimrit në Kosovë, nga njërëz anembanë botës.

Padyshim se Brezovica gjithmonë do të mbetet një nga pikat kryesore dhe më të bukura për t’u parë e që nuk duhet humbur nga askush./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.