27-07-2024

Aksident në Autostradë në afërsi të Prizrenit

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ka ndodhur një aksident në Autostradë në afërsi të fshatit Vlashnje  të Prizrenit, ndërmjet një kamionete dhe një veture, fatmirësisht pa të lënduar rëndë , na njoftojnë qytetarë të cilët na kanë dërguar edhe këto fotografi.

Në vendngjarje ka ardhur një autoambulancë e Shërbimit të Urgjencës në Prizren, ku ekipi mjekësor i këtij Shërbimi ka ofruar ndihmën e parë për të lënduarit./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.