Mori veturën në aeroport dhe nuk e ktheu më, policia nis hetimet
Një ankues ka raportuar në polici se një e dyshuar, femër kosovare, kishte marrë veturën me qira me marrëveshje, dhe se të njëjtën nuk e ka kthyer akoma.
Sipas ankuesit, e dyshuara mori veturën me qira më datë 24 dhjetor, teksa marrëveshja ishte që të kthente veturën me 1 janar.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin” thuhet në njoftimin e policisë.