30-04-2024

Moti: Bien temperaturat, pritet shi e breshër

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, priten rrebeshe shiu e bubullima, e lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshëri.

Sot fillimisht mbetet nxehtë, por që nga pasdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht do të ketë edhe stuhi shiu apo edhe breshëri. Kushte për zhvillime të stuhive me shi mund të priten edhe ditën e diel, derisa temperaturat pësojnë rënie.

Sot– Kryesisht me vranësira, nxehtë dhe zagushi. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshëri.

21.08 – Vranësira e intervale me diell, më freskët. Pasdite me rrebeshe e bubullima.

Mot jostabil do të mbetet edhe përgjatë javës së ardhshme, me vransira të ndryshueshme dhe të reshura shiu kohë pas kohe, e orëve të pasdites edhe në formë rrebeshesh me bubullima.

Asnjë koment

Comments are closed.