Moti dy ditët e ardhshme
Gjatë dy ditëve të ardhme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat ditën e shtunë parashihen të shoqërohen me riga të izoluara shiu, kurse dita e premte parashihet të jetë kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.