08-05-2024

Moti gjatë fundjavës

Gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do të sillen nga 13 deri në 16 gradë celsius, kurse maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 31 gradë.  Mot i nxehtë pritet të jetë edhe gjatë javës së ardhshme.

Në fundjavë mot stabil, i nxehtë dhe kryesisht me diell, deri në ditët e para të javës së ardhshme.  Rreth viseve malore ekzistojnë mundësi për zhvillime të vranësirave lokale, që orëve të pasdites do të shoqërohen edhe me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Nga mesi i javës së ardhshme sërish pritet favorizimi i motit jostabil me reshje lokale shiu dhe bubullima.

11.08 – Mot i nxehtë, paradite kryesisht me diell, e pasdite pjesërisht vranët. Në perëndim të vendit rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

12.08 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

13.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.

14.08-15.08 – Mot i nxehtë, pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, por që mbeten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 13 C deri në 16 C, ndërsa maksimalet 28 C deri në 31 C.

Era do të fryjë e lehtë nga verilindja 2-4m/s.

 

Asnjë koment

Comments are closed.