23-11-2024

Moti gjatë javës

Në rajonin e Prizrenit, sikur edhe në pjesën tjetër të vendit gjatë javës në vijim parashihet mot i paqëndrueshëm, me lagështi, e priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.

Vende-vende priten rebeshe më intenzive shiu me mundësi edhe për reshje breshëri. Në vise të ulëta mundësi edhe për mjegull/mjegullinë gjatë orëve të mëngjesit. Ditën e premte pritet përmirësim i motit, ku do të ketë intervale më të gjata me diell.

E hëne – Kryesisht me vranësira. Në mëngjes reshje lokale shiu me bubullima. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër.

E martë – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vranësira. Pasdite me zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Ditën e mërkurë, në mëngjes mundësi për mjegull. Ditën priten zhvillime të vranësirave, e pasdite edhe të shtrëngatave me shi. Të enjten, paradite kryesisht me diell. Ditën priten zhvillime të vranësirave, e pasdite edhe të shtrëngatave të izoluara me shi.

E enjte – Mot më stabil, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë, por mbeten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14- 16 gradë C, ndërsa maksimalet nga 25-28 C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu 1-5m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.