24-11-2024

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

Fillimi i javës do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore, më të theksuara në viset malore.

Do të ketë edhe rreze dielli në disa pjesë të vendit, por temperaturat e ulëta do të mbesin edhe për gjatë 24 orëve të ardhshme.

Dita e marte do të karakterizohet me mot relativisht të qetë dhe me temperatura maksimale deri në 7 gradë Celsius.

Ditët vijuese do të shoqërohen me vranësira pak sa më të dendura, të cilat gjatë ditës, në pjesën dërmuese të territorit do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu. Reshje të dendura nuk parashikohen, pasi vendi ynë mbetet me këto masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte, kur pritet të regjistrohen temperaturat maksimale të kësaj jave.

Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton ksp.

Asnjë koment

Comments are closed.