24-04-2024

Moti për dy ditë

Gjatë këtyre dy ditëve pritet të ketë luhatje në parametrat kryesor, si të presionit ashtu edhe të fushave termike.

 

Kjo situatë do të mundësojë që mbi vendin tonë të mbaj mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë.

 

Gjithashtu, sot pritet që vende–vende të ketë riga të izoluara shiu, ndërsa dita e shtunë parashihet të shoqërohet me reshje bore në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat minimale në Prizren do të lëvizin nga -1 deri 4  gradë celsius. Në vend ndërmjet -2 deri -1 C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Asnjë koment

Comments are closed.