Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit gjatë javës në vijim parashihet të mbajë mot kryesisht i nxehtë.
E diela kryesisht me diell. Pasdite me vranësira lokale, me mundësi për riga lokale shiu
Sipas Prishtina Weather, nga dita e martë, një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet mbi rajon që do të favorizojë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.
E hëna, marta dhe mërkura nxehtë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, e nga java e ardhshme do të shënojnë rënie të theksuar mbi vlera mesatare.
Minimalet do të zbresin nga 18 deri në 12 gr/ C, e maksimalet do të zbresin deri në 25 C në fundjavë, e javën e ardhshme do të shënojnë rritje deri në 33 C.
Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 4-12m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë ngritje./GazetaePrizrenit.net