22-11-2024

Moti për pesë ditët e ardhshme

Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit gjatë pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, përgjithësisht nga dita e marte, parashihen temperatura të ulëta të cilat u përgjigjen mesatareve të muajit shkurt.

Temperaturat minimale parashihen të ulën deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 13 gradë Celsius (të hënën).

“Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga IHMK.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.