26-04-2024

Moti sot

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me rreze dielli. Pritet që gjatë ditës vranësirat të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, reshjet më të theksuara priten në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë reshje të intensitetit mesatar.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri 5m/s, por që herë-herë shpejtësia e saj mund të kaloj mbi 12 m/s”./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.