Moti sot
Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat gjatë ditës do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.
“Reshje shiu, në sasi më të lartë, parashihen në perëndim të vendit, ndërsa sasia më e ulët do të regjistrohet në juglindje dhe lindje të vendit.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s., thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net