12-05-2024

Moti sot

Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat gjatë  ditës do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

“Reshje shiu, në sasi më të lartë, parashihen në perëndim të vendit, ndërsa sasia më e ulët do të regjistrohet në juglindje dhe lindje të vendit.

Do të fryjë erë  nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri  9m/s., thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.