Moti sot e nesër
Sot parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius.
“Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius”, thuhet në njoftim.
IHMK bën të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë.