09-01-2025

MPB-ja vazhdon t’i anulojë konkurset, arsyeja qenka “e dhimbshme”

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e fillon vitin me anulimin e disa konkurseve publike. Bëhet fjalë për agjenci, departamente e drejtori, të cilat ka kohë që udhëhiqen me ushtrues detyre, duke i tejkaluar edhe afatet ligjore.
Burime të Indeksonline kanë treguar edhe arsyet se pse po i anulon MPB konkurset.

“Kur nuk po mund t’i kalojnë testet personat e preferuar të partisë në pushtet, atëherë po aplikohet metoda e anulimit të konkursit, kështu duke i arsyetuar me mungesa të gjoja anëtarëve të komisionit për përzgjedhje të kandidatëve”, ka thënë një burim për Indeksonline.

Këtë vit sipas njoftimit kjo ministri e ka anuluar konkursin për udhëheqës të divizionit për koordinim të politikave të MPB-së.

Po ashtu është anuluar edhe konkursi për drejtor të përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike në MPB.

Edhe vitin e kaluar ishin anuluar shumë konkurse për pozita të larta në këtë ministri/

Asnjë koment

Comments are closed.