22-11-2024

Muharremaj jep detaje rreth vdekjes së 69 vjeçarit nga Covid 19 në Suharekë

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një lidhje direkte për RTK-në ka dhënë detaje në lidhje me 69-vjecarin që ndërroi jetë mbrëmë nga virusi vdekjeprurës Covid 19.

Sipas Muharremajt, viktima e nëntë e koronavirusit në Kosovë ka pasur edhe probleme të tjetra shëndetësore.

Ai po ashtu ka bërë të ditur që BIK do të kujdeset për të gjitha nevojat e varrimit, mirëpo ceremoni mortore nuk do të ketë, përcjell “Zëri.info”.

“Ju shpreh ngushëllime familjes Bytyqi nga Suhareka, nuk do të ketë ceremoni mortore për personin që ka nderruar jetë. Personi ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore, nuk ka qenë vetëm i infektuar nga Covid 19”, tha Muharremaj.

Ndërkohë nga Klinika Infektive drejtoresha Lindita Ajazaj-Berisha, do të mbajë një konferencë për media për të dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin në fjalë.

Kjo konferencë do të fillojë në ora 12:30./ZËRI

Asnjë koment

Comments are closed.