24-04-2024

Mungesë e koordinimit ndërinstitucional kundër ndërtimeve të egra në Prizren

Sot në Prizren, është mbajtur tryeza “Ndërtimi i egër në qafën tonë” ,ku janë prezantuar analizat “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Sfidat e Planifikimit dhe Ndërtimit në Kosovë” dhe “Sektori i Ndërtimeve në Kosovë”.

Në organizim të OJQ “Ec ma ndryshe”, është mbajtur kjo tryezë pjesë e së cilës ishin përfaqësues të institucionëve të ndryshme jo vetëm nga Prizreni. Moderatori dhe panelisti i kësaj ngjarje, Fisnik Minci, tha se kjo tryezë ka për qëllim prezantimin e një pasqyre të situatës së përgjithshme të planifikimit hapësinor në Komunat e Kosovës si dhe të gjeturat të cilat kanë dalë në kuadër të këtyre dy analizave të lartpërmendura, transmeton tvprizreni.

Sipas analizave, ndërtimet pa leje vazhdojnë të jenë në numër shqetësues, si dhe është dekurajues edhe fakti i mosunfikimit të institucionëve për veprime të përgjegjshme dhe ligjore. Pjesë e panelit të kësaj tryeze ishte edhe drejtori i Inspektoratëve në Prizren, Islam Thaçi, tha se ky dikaster është përballur me sfida të ndryshme për të kryer përgjegësitë që ka, duke veçuar edhe interferimet në disa raste specifike të këtij institucioni nga niveli qendror përmes tre ministrave që ai përmendi, dhe shtoi se telashe po na krijohen edhe nga mungesa e koordinimit të veprimeve ndërinstitucionale të të dyja niveleve të pushtetit.

Ndërkaq, Zana Sokoli nga UN Habitat-i, tha se në bazë të analizës së prezantuar dhe asaj që është evidente rreth temës së tryezës, vërehet mungesa e raporteve të monitorimit të implementimit në radhë të parë të Planeve Zhvillimore Komunale dhe një sërë mangësish tjera nga institucionet tona, theksoi ajo.

Në këtë tryezë është shfaqur edhe dokumentari i shkurtër “Ndërtimi i egër në qafën tonë”, në të cilën janë publikuar shifra shqetësuese si rrjedhojë e pranisë së madhe të ndërtimit të egër në mbarë vendin tonë./GazetaePrizrenit.net

Pauzë

-4:30

Additional Visual Settings

Enter Ëatch And ScrollKliko për ta zmadhuar

Me zë

Ëatch this video ëith your friends

Start Ëatch Party

194 shikime

Qazim Morina

PëlqejShiko më shumë reagime

KomentoNdaj

 

Televizioni Prizrenit ka ndarë një lidhje.

4 minuta

 

About this ëebsite

TVPRIZRENI.INFO

Skender Çoçaj zgjedhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Me 6 vota pro, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur gjykatësin Skender Çoçaj për kryesues të ri të saj. Në garë për kryesues të KGJK-së ishte edhe kryesuesi i deritanishëm, Nehat Idrizi, i cili nga anëtarët e KGJK-së arriti të marrë vetëm 5 vota, raporton “Betimi pë…

Qazim Morina

PëlqejShiko më shumë reagime

KomentoNdaj

Shiko të gjitha

Postimet

Shiko më shumë

Bisedë (210)

Më shumë histori u ngarkuan.

 

Asnjë koment

Comments are closed.