27-04-2024

Paraburgim prizrenasit për rrahjen e bashkëshortes

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale V.K. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 12.02.2019 rrethe orës 15:05 minuta, në rrugën Justiniani” në Prizren, gjegjësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, pas një fjalosje paraprake dhe mosmarrëveshje që kishte me të dëmtuarën, bashkëshorten e tij viktimë e ndjeshme, për shkak se e dëmtuara nuk ia kishte përgatitur bukën, i pandehuri e sulmon fizikisht të njëjtën duke e goditur me grusht në pjesë të ndryshme të trupit derisa e dëmtuara kishte rënë pa ndjenja në dysheme. 

Asnjë koment

Comments are closed.