24-11-2024

Munishi për drejtuesit e Lirisë: Nëse doni me mbajt klub, mbajeni një “suxhukspor” – Lirinë lëreni rehat ose mbajeni siç duhet

Analisti i përhershëm i emisionit “Favorit” në T7, Ismet Munishi, ka folur për problemet e krijuara te klubi i Lirisë, që së fundmi edhe emëroi trajner të ri.

Liria është e fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë të grumbulluara pas 16 xhirove, me bilanc prej nëntë humbjeve, gjashtë barazimeve dhe vetëm një fitoreje, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Liria pëson debakël në Prizren, reagojnë “Arpaxhikt”

“Më vije keq për këta futbollistë, këta po mundohen. Asnjëri prej tyre nuk është se nuk po e jep maksimumin. Tifozët kanë të drejtë të shprehin shqetësimin e tyre. Ka rregulla se si mbahet një klub. Besoj se duhet të mobilizohet qyteti, njerëzit me influencë. I dimë problemet te secili klub. Kam shfaqur shqetësimet e mija edhe pse kanë dështuar bisedimet me klubin. Nuk mund të të nxjerrë nga kriza dikush që nuk e njeh situatën. Liria është emër. Keni qejf me mbajtë ndonjë klub, mbane një ‘suxhukspor’… lëreni Lirinë rehat, ose mbajeni siç duhet”, tha fillimisht trajneri Munishi sonte në “Favorit”.

Në fillim morën një ndihmës-trajner, sepse kurrë s’ka qenë trajner. Tani një trajner që nuk i njeh as dy futbollistë këtu. Në fund faturën futbollistët, ja zotëri… Lëshuan lojtarë që e futën në Superligë dhe nuk transferuan të mirë për të shtuar konkurrencën”, deklaroi mes tjerash Munishi.

Emisioni sportiv “Favorit” transmetohet çdo të diel në T7 nga ora 22:00. Emisionin mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe në kanalin zyrtar të televizionit në “YouTube”. /Gazeta Express/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.