Muric zgjedhet lojtari i ndeshjes në fitoren e Ipswichit
Pas një barazimi e tri disfatave të njëpasnjëshme, Ipswichi i portierit të Kosovës, Arijanet Muric, ka fituar të shtunën në ndeshjen e xhiros së 16-të të Premier Leagues, me gol të minutave shtesë.
Ipswichi fitoi në udhëtim te Wolverhamptoni, 2:1.
Skuadra e portierit Muric kaloi në epërsi në minutën e 15-të, pas autogolit të Matt Dohertyt.
Matheus Cunha realizoi në minutën e 72-të në portën e Muricit, ndërsa golin e fitores mysafirët e shënuan në minutën e 94-t me mesfushorin Jack Taylor.
Muric vlerësua me notën 8.1 nga “Sofa Score” dhe “FotMob”, rrjedhimisht u zgjodh më i miri i ndeshjes.
Muric kishte pesë pritje gjatë tërë ndeshjes, tri prej të cilave ishin brenda zonës së rrezikshme.
Ipswichi tani ka 12 pikë në vendin e 18-të, ndërsa Wolverhamptoni, një pozitë më poshtë, përkatësisht të parafundit në tabelë, ka nëntë pikë.
Skandal në shortin e FIFA-s dhe UEFA-s, Kosovën e paraqesin si pjesë të Serbisë