24-11-2024

Muriqi, në janar mund të transferohet te kjo skuadër

Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi, është duke kaluar në formën e tij më të mirë. Tek gjiganti turk, Fenerbahce, Muriqi është kthyer në lider.

Zërat për afatin kalimtar të janarit janë shtuar dhe aty nuk ka se si të mungojë emri i Vedat Muriqit. Mediat turke po raportojnë së fundmi se Lazio ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Ai mund t’u bashkohet italianëve që në afatin kalimtar të janarit me drejtorin Igli Tare që mund ta shfrytëzojë faktin që është shqiptar.

Për Muriqin deri më tani janë të interesuar shumë klube evropiane si Juventus, Inter, Atletico Madrid, Manchester United…

Muriqi deri më tani ka shënuar shtatë gola në kampionatin turk./insporti

Asnjë koment

Comments are closed.