19-04-2024

Mustafa: Rrugën e Rugovës s’mund ta trashëgojnë ata që janë jashtë LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se rrugën e Ibrahim Rugovës s’mund ta trashëgojë askush përveç atyre që qëndrojnë në LDK.

Mustafa pas bërjes së homazheve së bashku me kryesinë e LDK-së tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 15-vjetorin e vdekjes, tha se LDK-ja dhe Kosova ndiejnë mungesën e Ibrahim Rugovës.

“LDK-ja dhe Kosova e ndien mungesën e tij, një figurë historike që dha shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Askush s’mund ta trashëgojë këtë rrugë përpos LDK-së dhe atyre që qërojnë dhe punojnë që puna e dhe vepra e Rugovës të jetësohet”, tha ai./EO

Asnjë koment

Comments are closed.