18-04-2024

Arrestohet i dyshuari për 11 vjedhje në Kosovë

Zyra për informim e Policisë në Ferizaj, ka bërë të ditur se një punë  e suksesshme operative e hetuesëve të Stacionit Policor të Kaçanikut, ka rezultuar me zbardhjen e një sërë rastesh të vjedhjeve të ndryshme në qytet dhe  rrethinën e Kaçanikut gjatë muajit dhjetor 2020 dhe muajit janar 2021.

Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, J.B. (m/Kosovar /28 vj.) i cili gjatë procesit të  hetimeve e në prezencë të avokatit ka pranuar gjithësejt 11 vepra të kryera nga ai në shtëpia dhe lokale të ndryshme .

Pas arrestimit të të dyshuarit, gjatë kontrollit të kryer në  disa lokacione  ku i dyshuari kishte qëndruar kohëve të fundit , policia ka gjetur dhe konfiskuar shumë pajisje, vegla pune dhe gjësende tjera  tjera si veshje të ndryshme,këpucë dhe gjëra ushqimore, të cilat i dyshuari kishte fshehur.

Gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe mjete si shufra metalike dhe kaçavida ,mjete  të cilat janë përdorur për depërtim në shtëpitë dhe lokalet e ndryshme ku janë kryer vjedhjet.

Pas intervistimit,me urdhër të  prokurorit të  shtetit, i dyshuari lirohet dhe lënda shkon në procedurë të rregullt./Express/

Asnjë koment

Comments are closed.