Albin Kurti shkon te varri i Ibrahim Rugovës

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar sot te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, në 15-vjetorin e vdekjes së tij.

Nuk janë të shpeshta vizitat e Albin Kurtit te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Hera e parë që Kurti i kishte shkuar Rugovës te varri ishte 17-shkurti i vitit 2020, pasi Kurti ishte zgjedhur Kryeministër i vendit.

Ndërkaq sot, Kurti bashkë me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanin, nënkryetaren e VV’së, Arbërie Nagavci dhe anëtarin e partisë Haki Abazin, kanë shkuar te varri i ish-Presidentit Rugova, në 15-vjetorin e vdekjes së tij.

Kurti tha se në 15-vjetorin e vdekjes së Rugovës, e kujton insistimin e tij politik dhe përkushtimin e tij institucional.

“Sot bashkë me Presidenten e Republikës erdhëm që të vendosim një kurorë me lule të freskëta te varri i doktor Ibrahim Rugovës, Presidentit të parë të Republikës së parë të Kosovës nga viti 1992 dhe njëkohësisht Presidentit të parë të Kosovës pas çlirimit tonë. Duke kujtuar insistimin e tij politik, përkushtimin e tij institucional, qetësinë dhe durimin njerëzor”, deklaroi Kurti./Express/