23-11-2024

“Nata e Bardhë” vjen në Prizren

Aleanca Franceze prezanton edicionin e parë të Natës së Bardhë (Nuit Blanche) në Prizren, i cili fillon nga 14 shtatori, transmeton Klan Kosova.

“Nata e Bardhë” është një kremtim i përvitshem i artit dhe i eksplorimit të lirë të imagjinatës që shtrihet prej perëndimit deri në agim.

Nga ambasada e Francës njoftojnë se tema e këtij edicioni të parë të Nuit Blanche në Prizren është qyteti i hapur.

Nata e Bardhë organizohet nga Aleanca Franceze mes partneritetit të Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Parisit, mbështetur nga Instituti Francez, Fondacioni Lumbardhi, Bashkimi Europian, Ambasada Franceze dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.
“Nuit Blanche është një format i nisur nga qyteti i Parisit”.

Programi i Natës së Bardhë (Nuit Blanche):

Prizren “Open” City

20:00-07:00

Doruntina Kastrati, Driton Selmani, Naïmé Perrette, Olson Lamaj dhe Yo – Yo Gonthier janë artistët e ftuar dhe të cilëve iu është komisionuar te realizojnë një punë apo intervenim artistik për të hapur një dialog mes asaj që shihet dhe asaj që perceptohet si hapësirë e përbashkët e qytetit.

Në Vend Të

20:00 – 05:00

“In Place Of” është një ekspozitë e vendosur në rrugët e qytetit. Ekspozita përbën një përzgjedhje të fotografive dhe të ndërtesave kryesore historike të Prizrenit, duke projektuar aty ku kanë qenë të vendosura fillimisht. Në këtë mënyrë, duke shtruar pyetje nëse ato ende ekzistojnë ose jo, dhe shtresat dhe ndryshimet që qyteti ka përjetuar. Kjo përzgjedhje është kryer nga hulumtuesi Senat Haliti.

Proto Cinema prezanton “Of Our Oën Making” te Lumbardhi

20:00 – 07:00

Përzgjedhja e punëve të video artit të komisionuar nga Protocinema “Of our Oën Making” thekson temen e kufijëve të jetës urbane të konstruktuar dhe ndikimin psikologjik të zhvillimeve shoqërore – antike, historike dhe të së ardhmës – nga perspektiva të ndryshme.

Dedication – Performancë muzikore

21:00 – 22:00

Katedralja Katolike Zoja e Ndihmës së Përhershme do të qëndrojë e hapur për publikun për një pjesë muzikore, përkatësisht një përformancë duo të gitarës. Përformanca do të realizohet nga Elvis dhe Gjulian Bytyqi, kitaristët nga Prizreni.

Nate Poetike me Ndricim Ademaj

22:00 – 23:00

Ndiriçim Ademaj do të lexojë poezitë e tij nga libri “Rruga e Farketareve” në Halveti Tekke të shekullit 16-të, në rrugën ku poezitë e tij kanë marrë formë. La Mère de l‘eau: Performancë audio – vizuale

23:00 – 05:00

Një pjesë audio-vizuale e punuar nga grupi francez Flashback dhe artisti Kosovar Liburn Jupolli, kjo performancë rizbulon praninë e ujit dhe gjithcka ujore në jetën e Prizrenit.

Pazari i Mbrëmjes

20:00 – 23:59

Në këtë mbrëmje nuk do të mungojnë shijet karakteristike të qytetit, në një treg të hapur artizanët dhe shitësit ftohen të sjellin të mirat e tyre ndërkohë që publiku mund të degustojë dhe të marrë njohuri mbi prodhimet vendase.

Aktivitetet Paralele: Muzeu i Lidhjes së Prizrenit, Muzeu Arkeologjik, Muzeu Etnologjik dhe ekspozita të Autostrada Bienale do të jenë të hapura gjatë natës me hyrje falas, ndërsa qëndrojnë të hapura edhe kafetë, restorantet dhe dyqanet në qendrën historike të qytetit.

Asnjë koment

Comments are closed.