Nata e Vitit të Ri 2024, festime në mbarë botën
Festimet po vazhdojnë në mbarë botën, ndërsa vendet përgatiten për t’i dhënë lamtumirën 2023-ës. Në Japoni, njerëzit u mblodhën për t’u lutur në tempujt budistë. Në Taito Ward, Tokio, disa qytetarë janë bashkuar për ngjarjen vjetore të mesnatës.
Shumica e tempujve i bien ziles 108 herë. Ajo festohet kryesisht në Japoni, por edhe në Korenë e Jugut.
Në Zvicër, notarët u drejtuan në liqenin Moosseee për t’u zhytur në ujin e ftohtë, i cili është midis 5 dhe 6 gradë Celsius. Banja e fundvitit supozohet të lajë mëkatet e vjetra, duke lejuar që Viti i Ri të kalojë me një trup dhe mendje të pastruar.
Në Indonezi, policia qëndron roje në distriktin kryesor të biznesit përpara natës së Vitit të Ri në Xhakartë.
Në Republikën Çeke, më shumë se 300 njerëz u mblodhën në fillimin e një vrapimi tradicional të Vitit të Ri nga Cheb në Maria Loreto – një vend pelegrinazhi në Hroznatov
Nga Australia në Indonezi; vendet e para ku mesnata tashmë ka goditur dhe po festohet viti i ri.
2024 erdhi fillimisht në atolin Kiritimati, ku jetojnë rreth 5 mijë njerëz, ishulli më i madh në arkipelagun oqeanik të Kiribatit. Qyteti më i madh që pa për herë të parë ardhjen e vitit të ri është Auckland, Zelanda e Re./abc