19-04-2024

Ndahen 25 mijë euro për rehabilitimin e deponisë në Sharr

Gjatë ceremonisë, Matoshi tha se MMPH-ja ka një qasje të veçantë për Komunën e Dragashit për shkak të parkut nacional Sharr, andaj ky investim sipas tij ka për qëllim rehabilitimin e deponisë së mbeturinave në Sharr.

“Kam kënaqësi që sot kam nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me kryetarin e Komunën së Dragashit, Shaban Shabani. Gjysma e territorit të kësaj komune e përbënë parkun nacional Sharri, andaj kjo na motivon që MMPH-ja të përkrah këtë komunë me projekte të ndryshme. Ky bashkëpunim do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, tha Matoshi.

Gjithashtu, Matoshi tha se marrëveshja për rehabilitimin e deponisë në parkun nacional Sharr po bëhet në prag të fillimit të fushatës tre mujore për pastrimin e vendit.

“Nënshkrimi i marrëveshjes për rehabilitimin e deponisë së mbeturinave në Sharr po bëhet pak ditë para fillimit të fushatës ‘Ta pastrojmë Kosovën’. Ne ramë dakord që Komuna e Dragashit të jetë e angazhuar në këtë aksion”, deklaroi Matoshi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, falënderoi u.d ministrin Matoshi duke vlerësuar kështu projektin “Modernizimi dhe zgjerimi i deponisë së mbeturinave në Sharr”, si të domosdoshëm për komunën që ai drejton.

“Ky projekt është i veçantë sepse ne pretendojmë të jemi si komunë turistike meqë e kemi parkun nacional Sharr. Këto investime dhe investimet e tjera që janë në vazhdimësi, besojë fuqishëm që do të bëjnë një komunë pa mbeturina”, tha kryetari Shabani.

Asnjë koment

Comments are closed.