08-05-2024

Ndahen 60 milionë euro për subvencionimin e pagave të bizneseve aktive

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se propozimi i subvenciocimit të bizneseve të reja, do të për bizneset e regjistruara nga fillimi i vitit deri në muajin gusht.

Sipas Programit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe vendimit të Qeverisë, për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit janë ndarë 60 milionë euro, ndërsa Bajrami njoftoi se ndarja bëhet për subvencionimin e pagave për bizneset aktive, shkruan EO.

“Sipas Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe sipas vendimit të Qeverisë së datës 13 gusht, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ndahen 60 milionë euro, ndarja behët për subvencionimin e pagave për bizneseve aktive bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019 që plotëson kushtet në vijim: të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv për muajin korrik dhe të kenë të dorëzuar deklaratën tremujore”, deklaroi ajo.

Lexo edhe:

Prizreni me performacë të mirë në Mbrojte të mjedisit, menaxhimin e mbeturinave dhe fatkeqësive natyrore

Sipas Bajramit, nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike edhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun dhe rregullatorët.

“Subvencionimi përfshin edhe për bizneset e regjistruara për periudhën janar-gusht 2020, ku në këtë rast subvencionimi bazohet në numrin e të punësuarve për muajin korrik 2020. Nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët”.Bajrami në këtë mbledhje tha se janë ndarë edhe 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës pensionale, ka shtuar ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.