Ndahet nga jeta afaristi i njohur prizrenas, Mursel Binaj
Në moshën 58 vjeçare, ndërroi jetë afaristi i njohur prizrenas, Mursel Binaj, pronar i restorant picerisë “Aurora”, raporton Gazeta e Prizrenit.
Përpos miqve, ngushëllime kanë shprehur edhe drejtues të institucioneve lokale e ata të shoqatës së biznesve “Oda e Prizrenit”.
” Shprehim ngushëllimet tona me të sinqerta për humbjen e zejtarit dhe biznesmenit, Mursel Binaj. Me dhimbje të thellë njoftojmë miqtë zejtarët biznismen se pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë (Pronari Aurorës ) Mursel Binaj duke na lënë të pikëlluar dhe me zemër të thyer. Dhimbjen nuk mund ta shprehin dot fjalët, por kujtimi për ty do të jetë i përjetshëm.”, thuhet në këto njoftime.
Sipas njoftimit, varrimi bëhet me 07.03. 2024 në Gorozhup të Hasit/Gazeta e Prizrenit