Ndahet nga jeta mjeku prizrenas Oruč Karadolami
Ka ndërruar jetë papritmas dr. Oruč Karadolami, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren. Ai ka qenë stomatolog, dhe një kohë edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e NDS-it boshnjak, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
I ndjeri një kohë ka qenë kryeshef i Shërbimit stomatologjik pranë QKMF-Prizren. Ishte anëtar i Këshillit Drejtues të Odës së Stomatologëve të Kosovë.,
Referuar një njoftimit të policisë, Karadolami ka ndërruar jetë, sot në mëngjes në moshën 61 vjeçare, në automjetin e tij, derisa po shkonte në punë.
Sipas hetimeve fillestare dyshohet se i ndjeri ka pësuar sulm në zemër, por për konfirmimin e shkakut të vdekjes pritet raporti i IML-së./ GazetaePrizrenit.net/