25-04-2024

Ndahet nga jeta mjeku prizrenas Oruč Karadolami

Ka ndërruar jetë papritmas dr. Oruč Karadolami, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren.  Ai ka qenë stomatolog, dhe një kohë edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e NDS-it boshnjak, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

I ndjeri një kohë ka qenë kryeshef i Shërbimit stomatologjik pranë QKMF-Prizren. Ishte anëtar i Këshillit Drejtues të Odës së Stomatologëve të Kosovë.,

Referuar një njoftimit të policisë, Karadolami ka ndërruar jetë, sot në mëngjes në moshën 61 vjeçare, në automjetin e tij, derisa po shkonte në punë.

Sipas hetimeve fillestare dyshohet se i ndjeri ka pësuar sulm në zemër, por për konfirmimin e shkakut të vdekjes pritet raporti i IML-së./ GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.