Ndahet nga jeta njëri ndër veteranët më vjetër të UÇK-së, Avdyl Hameli nga Hasi

Ka ndërruar jetë njëri ndër veteranët më të vjetër të UÇK-së, Avdyl Hameli nga fshati Mazrrek i Hasit!

Ndonëse në moshë të shtyrë ai ishte mobilizuar dhe nga Bosnja kishte ardhur për t’u bashkuar më radhët e UÇK-së. Në luftë u dallua më trimëri, urti.

Sipas bashkëluftëtarëve të tij, ai iu dha moral të gjithë luftëtarëve të lirisë,  të cilët edhe e respektonin shumë.

Varrimi i tij bëhet nesër në fshatin Mazrrek në orën 13:00. /GazetaePrizrenit.net