21-05-2024

Ndahet nga jeta profesori prizrenas, Adip Ibrahimi-Krasniqi

Pas një sëmundje të shkurtër, mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare në Prizren, veterani i arsimit Adip Ibrahimi-Krasniqi, kanë njoftuar familjarët e tij.

Ndryshe, i ndjeri gjatë gjithë jetës së së tij është është angazhuar në mbijetesën e shkollës shqipe si dhe edukimit dhe arsimimit të shumë brezave. Adip Ibrahimi-Krasniqi në vitin 1977 është shpallur “Mësimdhënësi më i mirë i Kosovës”.

Ai ishte pesë vjet kryetar i LASH-it dhe ishte sypatrembur që shkolla shqipe të mbijetojë. Në kohët më të rënda për arsimin shqip, atëbotë ai ishte në krye të të gjitha organizimeve arsimore, dhe meriton për kontributin e madh për mbijetesën e arsimit në Prizren dhe rrethinë.

Ishte ndër kuadrot e para të Gjuhës Shqipe në vendin tonë.

Profesor Adip Ibrahimi- Krasniqi që nga viti 2006 është në pension. Ai ka edukuar shumë breza nxënësish, duke filluar nga ish- Normalja e Prizrenit. Ai në vitin 1994 botoi librin ‘Arsimi shqip ndër vite”, pastaj ishte pesë vjet kryetar i LASH -it për komunat Prizren, Therandë, Rahovec dhe Dragash. U mor shumë herë në polici nga organet e sigurimit në dekadën e rezistencës 89-99. Ishte ideator i shkollave në shtëpi, kurse në vitin 1977 nga Ministria e Arsimit u shpall “Mësimdhënësi më i mirë i Kosovës’.

Prof. Adip Ibrahimi- Krasniqi, është edhe autor i librit të rëndësishëm historik “Shkolla shqipe ndër vite”, botuar me rastin e 100-Vjetorit të shkollës shqipe, në kohën kur Serbia për një fjalë shqipe vriste e priste, ishte krenar që botoi një libër kaq me vlerë për arsimin e rajonit të Prizrenit.

Varrimi i profesor Adipit do të bëhet sot në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prizren./tvprizreni.info

Asnjë koment

Comments are closed.